​Ronaldo nuk lejoi që United ta emëronte Conten në krye të skuadrës

​Ronaldo nuk lejoi që United ta emëronte Conten në krye të skuadrës

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo raportohet se doli kundër propozimit të drejtuesve të klubit që Antonio Conte të emërohet trajner i skuadrës.

52-vjeçari ishte i pa punë kur “Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, dhe ai ishte i lidhur me postin e trajnerit në “Old Trafford”.

Sidoqoftë, Man United në vend të tij zgjodhi trajnerin Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në përfundim të sezonit 2021/22.

Ndërkohë, Conte kaloi në Londrën e Veriut për t’u bërë pasardhësi i Nuno Espirito Santo te Tottenhami dhe italiani pati një sezon të suksesshëm duke e dërguar këtë skuadër në vendin e katër dhe hyrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.


Ndërkohë, Man United rrezikoi të përfundonte në vendin e shtatë pasi humbi 1-0 nga Crystal Palace, por në fund mbeti në vendin e gjashtë dhe siguroi një vend në Europa League 2022-23.

Suksesi i Contes në krahasim me atë të Rangnick ka çuar në sugjerime se i pari do të kishte qenë njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”.

“Manchester Evening Neës” deklaron se Ronaldo personalisht ka ndërhyrë për të siguruar që ish-trajneri i Chelseat dhe Interit të mos e pasonte Solskjaerin në Man United.

Raporti shton se drejtuesit e klubit kishin filluar të konsultoheshin me lojtarët për trajnerët e mundshëm dhe Ronaldo shprehu shqetësimin se Conte ka një internsitet shumë të lartë të punës dhe kjo për të do të paraqiste problem si një 37 vjeçar.

Lexo edhe

Video