​Ronaldo: Largimi nga Juventusi vendim shumë i mirë

​Ronaldo: Largimi nga Juventusi vendim shumë i mirë

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se kalimi i tij nga Juventus në Manchester United ishte vendimi më i mirë që ka marrë dhe theksoi se synon të vazhdojë aty ku e lënë nga aventura e tij e parë në “Old Trafford”.

Portugezi u lidh me largim nga “Bianconerët” gjatë gjithë verës, por e bëri këtë vetëm një ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

36-vjeçari aktualisht është i angazhuar me Portugalinë dhe do të bashkohet me shokët e tij të rinj të skuadrës pas pushimit, përcjellë KosovaPress.


Ronaldo u largua nga Torino pasi shënoi 101 gola në 134 ndeshje me Juventusin dhe kalimi i tij në United u konfirmua dje.

“Unë mendoj se ishte vendimi më i mirë që kam marrë,” tha Ronaldo në një intervistë për MUTV. “Është e drejtë për mendimin tim.”

“Unë u transferova nga Juve tani në Manchester, është një kapitull i ri, jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdoj përsëri, të bëj histori, të përpiqem të ndihmoj Mançesterin të arrijë rezultate të mëdha, të fitojë trofe.”, shtoi ai.

Juventusi ka zëvendësuar Ronaldon me nënshkrimin e Moise Kean në huazim me detyrim të blerjes nga Evertoni.

Lexo edhe

Video

error: