​Romano: Messi vazhdon me Barcelonën

​Romano: Messi vazhdon me Barcelonën

Tash e dy vite është diskutuar shumë mbi të ardhmen e Lionel Messit me Barcelonën.

Vitin e kaluar argjentinasi i kërkoi klubit që ta lejonte të largohej por kjo kërkesë nuk iu miratua dhe numri 10 hyri në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, përcjellë KosovaPress.


Në fillim të këti muaji, Messi e përfundoi kontratën e tij dhe vazhdon të jetë një lojtar i lirë por ai nuk ka biseduar me asnjë klub tjetër për shkak se presidenti i ri i klubit Joao Laporta e kishte bërë të qartë se dëshiron ta mbajë Messin në ekip.

Tani, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Messi është pajtuar për ta vazhduar kontratën me Barçën dhe ajo do të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Sipas tij, Messi dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku.

Lexo edhe

Video

error: