​Roma-Feynoord, finalja e Conference League që luhet në Tiranë

​Roma-Feynoord, finalja e Conference League që luhet në Tiranë

Jose Mourinho dhe Roma do të luajnë në finalen e Conference League në Tiranë, ku në Arenën Kombëtare më 25 maj do të përballen me holandezët e Feyenoord, që barazuan me Marseille 0-0.

Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë italianë të shtyrë nga 70 mijë tifozë mposhtën me rezultatin 1-0 anglezët e Leicester, falë golit të shënuar në minutën e 11-të pikërisht nga një anglez, Tammy Abraham me një goditje me kokë spektakolare.


Goli i Romës ishte edhe një nga rastet e pakta të ndeshjes, që u zhvillua më së shumti në ekuilibër midis palëve.

Ndërkohë, në Marsejë francezët nuk arrijnë të mposhtin holandezët e Feyenoord, që arrijnë barazimin që i vlen finalen e Tiranës. 

Lexo edhe

Video