​Rizvanolli: Shumica e ndërmarrjeve publike kanë treguar përmirësim të performances

​Rizvanolli: Shumica e ndërmarrjeve publike kanë treguar përmirësim të performances

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se gjatë këtij viti të udhëheqjes së Qeverisë Kurti performanca e ndërmarrjeve publike në vend është përmirësuar dukshëm.

Me përmirësim të performances, ajo nënkuptoi rritje të të hyrave ose ulje të shpenzimeve operative.


“Sa i përket rritjes së prodhimit, Trepça është një shembull. Do të fokusohem tek ndërmarrjet e mëdha ku diferenca në të vërtetë e bën dallimin për krejt sektorin. Në Trepçë kemi pasur rritje të prodhimit për mbi 30 për qind, nga 180 në 250 ton xehe. Vitin paraprak, pra vitin 2021, Trepça e ka kaluar me humbje prej minus 4.7 milionë euro, ndërsa sivjet me 2 milionë euro. Janë zvogëluar borxhet e akumuluara nga 12 milionë në 4 milionë euro. Është hapur terminali doganor dhe të tjera”, u shpreh ajo.

Rizvanolli shtoi se thuajse të gjitha ndërmarrjet publike që i monitoron kjo ministri kanë pasur rritje të të hyrave gjatë vitit të fundit.

“Në Telekom kemi pasur gjithashtu një trend të rënies së të hyrave ndër vite me radhë, tash jo vetëm që është ndalur trendi i uljes, por ka pasur edhe rritje të të hyrave dhe pothuajse në të gjitha, me përjashtim të një apo dy nga 17 ndërmarrje publike që i monitorojmë, ka pasur përmirësim të performancës në kuptim të uljes së shpenzimeve operative ose rritjes së të hyrave, ose rritjes së prodhimit”, vijoi ajo në Klan Kosova.

Lexo edhe

Video