​Rivalët e të gjitha skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencave

​Rivalët e të gjitha skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencave

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencave. Eventi më i ri që ka nisur në këtë vit dhe trofeu i të cilit vitin e ardhshëm do të dorëzohet në “Air Albania”, ka mësuar çiftet e raundit të tretë ku mund të luajnë klubet shqiptare gjithmonë nëse do të kualifikohen në takimet përkatëse të raundit të dytë.

Janë tetë skuadra shqiptarë që po garojnë në këytë kompeticion evropian dhe më poshtë sjellim rivalët e secilës prej tyre.

Teuta do të përballet me Shamrock Rovers, gjithmonë nëse e kalon sfidën me d’Escaldes në raundit e dytë.

Vallaznia do të përballet me fituesin e duelit  Qarabağ – Ashdod nëse fiton ndaj AEL Limassol, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, skuadra kosovare Prishtina do të ndeshet me fituesin e sfidës Valur- Bodo Glimt, natyrisht nëse paraprakisht e eliminon Connahsin e Uellsit.


Partizani që do të ketë Baselin përballë në raundin e dytë, nëse avancon më tej do të ketë shansin të luajë me fituesin e Újpest – Vaduz.

Laçi që në raundin e dytë të Conference League do të përballet me rumunët e Craiovas, është shortuar me belgët e Anderlecht (BEL) të cilët sigurisht janë të vështirë për t’u mundur në këto nivele.

Drita e Kosovës që ka një duel jashtëzakonisht të vështirë ndaj Feyenoord në raundin e dytë nëse kualifikohet do të ketë përballë zvicerancët e FC Luzern (SUI).

Ndërkohë që Shkëndija e Tetovës që fillimisht do të ketë dy ndeshje ndaj Riga në raundin e dytë, më tej nëse kalon e ka më të lehtë me fituesin e takimit Folgore-Hibernians.

Shkupi që ka përballë Santa Claran në raundin e dytë, do të luajë më tej nëse kualifikohet me Olimpija Ljubjana ose Birkirkara.

Ndeshjet e raundit të tretë eliminator të Conference League do të luhen më 5 gusht takimet e vajtjes dhe më 12 gusht ato të kthimit.

Lexo edhe

Video

error: