​Rinovimi i Neymar me PSG-në, reagon Mbappe

​Rinovimi i Neymar me PSG-në, reagon Mbappe

Kylian Mbappe ka mirëpritur komentet gjithnjë e më pozitive të Neymarit për të ardhmen e tij në Paris Saint-Germain, duke thënë që shoku i tij i skuadrës meriton të shijojë një karrierë historike në Francë.

Neymar, i cili ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga PSG që nga bashkimi me gjigandët e Ligue 1 në vitin 2017, muajin e kaluar u duk se dha një tregues të fortë se ai do të qëndrojë në Paris.

Superylli brazilian tha për TF1: “Unë dua të qëndroj në PSG dhe shpresoj që Kylian të qëndrojë gjithashtu”.


Neymar thuhet se është afër marrëveshjes për një kontratë të re katër-vjeçare me klubin dhe luajti një rol kyç në fitoren e së dielës me rezultat 2-0 ndaj Marseille, përcjell KosovaPress.

Mbajtja në bord e Neymar dhe Mbappe do të përfaqësonte një nxitje të madhe për PSG-në në përpjekjen e tyre afatgjate për të fituar Ligën e Kampionëve, pasi kishin arritur në finalen e kësaj gare nën drejtimin e Thomas Tuchel sezonin e kaluar.

Dhe Mbappe ishte optimist ndërsa shpalosi për “Canal +” mendimet e tij për rinovimin e kontratës së Neymar.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është ai,” tha fituesi i Kupës së Botës. “Shpresoj se ai mund të shkruajë histori për Parisin për një kohë të gjatë. Ai dhe klubi e meritojnë atë.”, tha në fund sulmuesi francez.

Lexo edhe

Video