Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Rikthehet Liga e Kampionëve, Barça përballë PSG-së, test i vështirë për Liverpoolin

​Rikthehet Liga e Kampionëve, Barça përballë PSG-së, test i vështirë për Liverpoolin

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit Liga Kampionëve rikthehet sot për të vazhduar rrugën e saj në fazën e eliminimit direkt, pra faza 1/16.

Gjithçka fillon sot me dy ndeshje shumë interesante të cilat zhvillohen me fillim nga ora 21:00, shkruan KosovaPress.


Në stadiumin “Camp Nou” Barcelona e pret gjigantin francez Paris – Saint – Germain, një përballje kjo e paparashikueshme. Skuadra franceze është e hendikepuar për këtë ballafaqim pasi nuk i ka shërbimet e dyshes Angel Di Maria dhe Neymar, kurse Ronald Koeman nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet skuadrës gjermane RB Leipzig dhe anglezëve të Liverpoolit.

Jurgen Klopp do të kërkojë ta motivojë skuadrën e tij në këtë garë pasi është duke kaluar nëpër një formë aspak të mirë në kampionat ku ka pësuar tri humbje radhazi, por përballë tyre është një skuadër mjaftë e fuqishme si RB Leipzig e cila në Bundesliga renditet në vendin e dytë me pesë pikë prapa Bayernit si dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje.

Lexo edhe

Video

error: