​Rikthehet Benzema, por Deschamps përjashton njërin nga lojtarët më të mirë të sezonit 2020/21

​Rikthehet Benzema, por Deschamps përjashton njërin nga lojtarët më të mirë të sezonit 2020/21

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka publikuar listën e tij prej 26 lojtarëve për Kampionatin Evropian “EURO 2020” që zhvillohet në këtë verë,

Surpriza më e madhe ishte rikthimi pas një kohe të gjate i sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema. Kjo ishte një surprizë e vërtetë, veçanërisht duke marrë parasysh raportin shumë të tensionuar midis Deschamps dhe Benzemas.


Mesfushori i Juventusit Rabiot është përfaqësuesi i vetëm nga Serie A i përfshirë në këtë listë, pasi pavarësisht se pati një sezon shumë më të mirë në Milano, Theo Hernandez është injoruar nga ana e teknikut francez, përcjell KosovaPress.

Kjo është skuadra e plotë e Francës për Euro 2020:

Hugo Lloris, Mike Maignan, Steve Mandanda; Lucas Digne, Leo Dubois, Lucas Hernandez, Presnel Kimpembe, Jules Kounde, Clement Lenglet, Benjamin Pavard, Raphael Varane, Kurt Zouma; N’Golo Kante, Thomas Lemar, Paul Pogba, Adrien Rabiot, Moussa Sissoko, Corentin Tolisso; Ëissam Ben Yedder, Karim Benzema, Kingsley Coman, Ousmane Dembele, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Marcus Thuram

Lexo edhe

Video

error: