​Rezultati i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta në Deçan

​Rezultati i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta në Deçan

Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj prinë për nga numri i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

127 vota me kusht dhe nevoja të veçanta ka siguruar Ramosaj. Kështu bëhet e ditur nga KQZ pasi tashmë ka përfunduar numërimi i këtyre votave që filloi këtë të marte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).


Ndërsa kandidatit për kryetare të Deçanit nga radhët e Vetëvendosjes, Orges Tafilaj mori 35 vota.

Kurse kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit, Hyri Dobrunaj mori 23 vota.

Ardiana Qorraj nga PDK siguroi 5 vota.

Lexo edhe

Video