Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Renditja e re e FIFA-së, kjo është pozita e Shqipërisë

​Renditja e re e FIFA-së, kjo është pozita e Shqipërisë

Dy fitoret e muajit mars ndaj Andorras dhe San Marinos nuk e kanë ndihmuar Shqipërinë të ngjitet në renditjen e FIFA-së ku në përditësimin e fundit të publikuar, kuqezinjtë mbeten sërish aty ku ishin, në vendin e 66-të.

Humbja me Anglinë ka ndikuar sigurisht por gjithsesi skuadra e Rejas ka të njëjtat pike edhe pas këtyre rezultateve, 1360 duke mbrojtur ato pozicione të mëparshme.


Ndryshe paraqitet situate e Kosovës ku me 2 humbje në eliminatore dhe një fitore në miqësore, dardanët kanë rritje minimale të pikëve por humbasin 3 vende për t’u pozicionuar në vendin e 120 në FIFA.

Ndërkohë në luftën për kreun e renditjes nuk ka lëvizje thelbësore teksa Belgjika mbetet e para dhe siç ishin vijojnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Italia ka bërë përparimin më të madh duke kapërcyer 3 pozicione dhe renditet e 7-ta ndërsa Danimarka futet në top 10 me 2 pozicione më lart.

Lexo edhe

Video

error: