​Reçica në Parlamentin e Zvicrës, takon deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger, i fton ta vizitojnë Kosovën

​Reçica në Parlamentin e Zvicrës, takon deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger, i fton ta vizitojnë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në vazhdën e takimeve të tij në Zvicër, sot ka takuar deputeten e Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore – anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore.


Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se gjatë këtyre takimeve kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

“Biseduam për rolin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, për integrimin e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të talentëve tanë në sport, kulturë, muzikë, arsim dhe shkencë. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, deputetes Schneider dhe senatores Gmür-Schoenenberger me kënaqësinë më të madhe u bëra ftesë që ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Reçica.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Reçica në Parlamentin e Zvicrës, takon deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger,…​Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencialë për zhvillimin e KosovësReçica takon në Zvicër ekspertin e energjisë Adhurim Haxhimusa: Diaspora ka shumë potencialDeputeti Reçica në Zvicër, takon Arsen Shoshin, drejtorin e “Benedict Education” me mbi 30 mijë studentë: Ai është krenari e venditDeputeti Elmi Reçica në Zvicër: PDK do të jetë pranë diasporës kudo që ata jetojnëPërdorimi i nofkave “çun” e “Kamish”, debatojnë Konjufca e ReçicaDeputeti Reçica e quan ‘çun’ ministrin Murati, i reagon Konjufca […]

Komentet janë të mbyllura.