​Ramadani: Testet e ardhura nga Serbia nuk janë përdorur

​Ramadani: Testet e ardhura nga Serbia nuk janë përdorur

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani gjatë ditës së sotme është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Por raportimi i tij u ndërpre në mungesë të kuorumit pasi që deputetët Fatmire Mullhaxha, Ilir Ferati dhe Eliza Hoxha e lëshuar mbledhjen pasi kishin angazhime nëpër komisionet tjera parlamentare.  

Gjatë këtij raportimi drejtori i IKSHP-së njoftoi se testet e ardhura nga Serbia ende janë të papërdorura.

“Testet e ardhura nga Serbia janë të papërdorura…32’11Për rolin e marrjes së testeve ne jemi institucion i ministrisë së Shëndetësisë dhe ne çka thotë ministria bëjmë. Pra, testet kanë ardhur atje në laboratorin e mikrobiologjisë as nuk i kam parë kur kanë ardhur as ku janë vetëm atë që e thash që janë dhe nuk janë përdorur e di ajo më përket mua si menaxher. Testet kanë ardhur në laboratorin e mikrobiologjisë dhe janë pranuar nga shefi i  laboratorit”, tha Ramadani.

Dy deputetët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe Bekim Haxhiu u interesuan të dinë për numrin e testimeve që janë kryer gjatë muajve mars dhe prill, atje madje bënë krahasime edhe me shtetin e Lukseburgut të cilët sipas tyre kanë bërë më shumë testime sesa në Kosovë.

Në përgjigjen e tij kreu i IKSHP-së tha se të gjithë qytetarët që kanë pasur simptoma të COVID-19 janë testuar.

 Ai madje u shpreh se po të pyetej ai duhej të testoheshin të gjithë banorët e Kosovës.

“Është keq interpretua test, test, test dhe kur e kemi pyetur OBSH-në ata nuk kanë ditur me na tregua ne u kemi thënë se ne kemi shumë informata shumë pyetje dilema se nuk po testohet, sa është normative që ne duhet ta bëjmë nuk ka përgjigje…40’04Nuk ka planifikim se sa teste bëhen sepse askush nuk e di asnjë ekip në botë sa ka indikacione epidemiologjike për aq ne kemi bërë teste po e them edhe njëherë me krejt problematikën e resurseve humane dhe të furnizimit me teste ne nuk kemi lënë njerëz pa testua përmenda deri në katër dikush nuk ka shkuar deri në katër kërkush në botë nuk e ka bërë ne kemi shkua në kontaktin e parë, të dytë, dhe eventualisht të tretë, por jo të katërt se mund të del e gjithë Kosova….Por me më pyet mua se sa ka qenë nevoja ka qenë 2 milionë“, u shpreh ai.

Gjatë intervistimit drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik foli edhe për efektin e masave që ishin ndërmarrë për karantinim në muajt e parë të përhapjes së pandemisë në vend.

Ai tha se masat kanë dhënë efektit e tyre por qytetarët nuk respektuan masat e kërkuara që të respektohen dhe për këtë tha se askush nuk mund të fajësohet.


“Virusi ka ardhur këtu me dëmtua dhe ne kemi ndërmarrë masat që kemi menduar se do kenë efekt dhe ato masa kanë pasur efekt edhe në atë periudhë që po flisni ju por edhe pas 3 qershorit…Pas asaj kohe intencë e çdo shteti edhe i joni ka qenë që të mësohen njerëzit se si të sillen me këto masa dhe kur të fillojnë të hapen sepse kanë filluar të hapen në etapa të ndryshme duke filluar prej 4 maj më 18 dhe 1 qershor që janë bërë janë bërë me planifikim që të ketë hapje graduale dhe kjo ka qenë hapje graduale nuk mund të thotë askush se ka qenë hapje e shpejt…Njerëzit nuk janë sjell ashtu siç janë trajnuar pra kjo ndodh se nuk mund të fajësohet asnjë punëtor shëndetësor dhje asnjë institucion për këtë“, theksoi udhëheqësi i IKSHP-së.

Pyetje për Ramadanin adresoi edhe deputetit, Veton Berisha i cili u interesua të di se a kanë pasur ndonjë ekipe mobile për të bërë teste për këtë komunitet.

E drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se kanë vepruar njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas përgjigjeve të dhëna karshi pyetjeve të deputetëve anëtar të këtij komisioni intervistimi i Naser Ramadanit u ndërpre pasi që nga salla ku po mbahej mbledhja u larguan deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ajo e PDK-së, Eliza Hoxha dhe deputeti i LDK-së, Ilir Ferati.

Mungesa e kuorumit shkaktoi polemika në mes të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe kryesueses të Komisionit, Mimoza Kusari-Lila.

“Me largimin e propozueses zonjës Hoxha ne e kemi humbur kourimin…Haxhiu: bëhu pak më e sinqertë kryetare se nuk u largua vetëm propozuesja por edhe të tjerët. Mos na bë politik se të rrasi politik. Kusari-Lila: Tu kisha lutur zotëri Haxhiu të jeni më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm në gjuhë dhe shprehje nëse keni nevojë për reagim pastaj mund të kërkoni fjalën, por iu kisha lutur në njëfarë mënyrë për respektin minimal që mund ta keni..Haxhiu: Nuk të kem këshilltare…Kusari-Lila: As unë nuk iu kam këshilltar ne jemi koleg nëse keni vërejtje në atë që thash e kërkoni fjalën zyrtarisht e kërkoni..Nuk keni nevojë për ofendime , ofendimi të rrasi politik është shprehje e vrazhdë e cila nuk përkon me natyrën dhe formën e formatit”, u shprehen ata karshi njëri-tjetrit.

Gjatë kësaj mbledhje i pari i IKSHP-së njoftoi se si hap i parë në luftën me koronavirusin ka qenë themelimi i Komitetit për Monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë dhe më pas kemi rekomanduar formimin e Komiteti Drejtues gjë e cila edhe ka ndodhur.

 Ramadani tha se më pas duke e parë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari” si vatër e mundshme e përhapjes së infeksionit janë vendosur ekipet mjekësore për të kontrolluar udhëtarët që vinin në Kosovë.

E njëjta kontroll ai tha se ka ndodhur edhe në pikat kufitare të Kosovës.

Pas raportimit të drejtori të IKSHP-së, Naser Ramadani para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhim të pandemisë raportoi ish sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi.

Lexo edhe

Video

error: