​Rama tregon çfarë do të bëjë nëse qytetarët dalin kundër Ballkanit të Hapur

​Rama tregon çfarë do të bëjë nëse qytetarët dalin kundër Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” të Top Channel për Këshillimin Kombëtar duke theksuar se nuk e bën për tu fshehur nga asnjë çështje tjetër, por beson se qytetarët duhet të japin opinionin e tyre.

I pyetur nëse qytetarët dalin kundër një çështje të caktuar, më konkretisht “Open Balkan”, Rama tha se nuk do të heqin dorë po do të japin më shumë shpjegime se çfarë është.


“Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje. Politika nuk ka lindur që të jetë spektakël si Big Brotheri që të zihen njerëzit për brava”, tha Rama.

Sa i përket raporteve për nivelin e korrupsionit, Rama tha se nuk i interesojnë fare dhe me rëndësi për të janë vetëm raportet e BE.

“Për Transparency International, nuk ka raport por një indeks. Nuk dua ti hy diskutimit por po të dëgjosh shpjegimet që jepen, nuk e di si lidhen me korrupsionin. Unë nuk e pranoj kurrë që në të gjithë këtë transformim rrënjësor me shërbimet online, nuk paska ndryshuar asgjë, një pikë më shumë, si dikur që rrinin në radhë. Këtu është e rëndësishme se çfarë bëjmë neve realisht. Shqipëria është me numrin më të ulët të vjedhjeve në Evropë dhe me konsumin më të lartë të frutave siç ka që Shqipëria ka shpenzimet më të mëdha në cash që nuk është e mirë. Këto janë raporte të Eurostat. Nuk më interesojnë fare, i shoh me shumë rezervë, merret një perceptim por nuk më interesojnë. Unë shikoj raportet e BE”, tha Rama.

Lexo edhe

Video