​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri deklaroi se sfidë e përbashkët është që të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjithë fushat.

Duke marrë shkas motin, bëri një batutë duke uruar që shiu të jetë një ogur i mirë për mbledhjen.

Rama më pas u shpreh se sot bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës e ccojnë më pranë njerëzve falë disa marrëveshjeve që do të nënshkruhen mes të dy shteteve shqiptare.

“Sot e sjellim bashkëpunimin e të dy shteteve më pranë njerëzve e çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. Sot do të angazhohemi për heqjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm për hapjen e kufirit të përbashkët në Shistavec, marrëveshje që kemi sot para për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike që është mund të dokumentojmë në një dokument të përbashkët. Krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për tregun e punës dhe bashkimin e tregut. Njohja e sigurimeve shoqërore është një tjetër pikë në këtë takim, marrëveshje tjetër e veçantë për studentët që studiojnë për një njohje të diplomave përmes procedurave online, duke hequr diskercionin e përgjigjes të dëshirës ose mos dëshirës së burokracisë mes dy anëve”, deklaroi Rama.

Shefi i ekzekutivit shqiptar foli edhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë duke thënë se për këtë ëndërr të kahershme do të nënshkruhet një memorandum për studimin e fizibilitetit.


“Për punimin e hekurudhës, Tiranë-Rinas-Durrës ne do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, një ëndërr e kahershme dhe një ambicie e gjithë qeverive këtej dhe andej kufirit, jemi të bindur se në varësi të këtij studimi ne do të duam që bashkërisht të prezantojmë dhe këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”, vijoi Rama.

Sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimit, Rama tha se konsideruar si priorit që në krye të herës dhe thellimi në këtë drejtim është detyrë e të dy qeverive.

Ai përmendi edhe abetaren e unifikuar për t’u shfrytëzuar fillimisht në të dy anët e kufirit për të cilin synon ta kenë të gatshme vitin e ardhshëm.

“Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh tanimë është një libër i cili bazuar edhe në ligjin e arsimit që ne kemi njësoj si librat e tjerë është trajtuar si një tekst me shumë alternativa. Ajo që ne kemi dakordësuar ështëq ë të kemi vetëm një abetare dhe me shumë ëknaqësi duam që ta ndajmë së bashku këtë objektiv në mënyrë që nëse biem dakord sot të kemi nëj abetare të gjuhës shqipe në Shqiëpri, në Kosovë dhe apstaj së bashku këtë abetare unike të gjuhës shqipe ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën shqipe”, përfundoi Rama.

Rama kërkoi nga ministrat e tij që zotimet e sotme t’i kenë në krye të agjendës së tyre të punës. 

Lexo edhe

Video

9 Comments

  • […] ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… […]

  • […] ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë […]

  • […] marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa […]

  • […] ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë Rama: Bashkëpunimi me Kosovën ka marrë një ritëm të ri […]

  • […] Rama: Bashkëpunimi me Kosovën ka marrë një ritëm të ri Kurti zotohet për zbatimin e 13 marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… […]

  • […] ​Kurti zotohet: 13 marrëveshjet e arritura do të shoqërohen me cilësi në zbatimin e tyre Rama: Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi Këto janë 13 marrëveshjet që u nënshkruan mes Kosovës dhe Shqipërisë ​Kosova dhe Shqipëria do ofrojnë edhe ndihmë juridike në çështje civile dhe tregtare Rama: Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi ​Kosova dhe Shqipëria dakordohen për njohje të diplomave dhe abetaren e përbashkët Rama për bashkimin kombëtar: Do të votoja “pro” ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… […]

  • […] ​Kurti zotohet: 13 marrëveshjet e arritura do të shoqërohen me cilësi në zbatimin e tyre Këto janë 13 marrëveshjet që u nënshkruan mes Kosovës dhe Shqipërisë ​Kosova dhe Shqipëria do ofrojnë edhe ndihmë juridike në çështje civile dhe tregtare Rama: Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi ​Kosova dhe Shqipëria dakordohen për njohje të diplomave dhe abetaren e përbashkët Rama për bashkimin kombëtar: Do të votoja “pro” ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… […]

  • […] Rama: Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi Këto janë 13 marrëveshjet që u nënshkruan mes Kosovës dhe Shqipërisë ​Kosova dhe Shqipëria do ofrojnë edhe ndihmë juridike në çështje civile dhe tregtare Rama: Mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi ​Kosova dhe Shqipëria dakordohen për njohje të diplomave dhe abetaren e përbashkët Rama për bashkimin kombëtar: Do të votoja “pro” ​Qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të bëhet pa ndalesë Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… […]

  • […] Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve ​Rama: Studim fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, vitin tjetër me abetare të unifi… Aliu: Në Beograd e kam bërë të qartë se do ta ndërtojmë hekurudhën Durrës-Prishtinë […]

Komentet janë të mbyllura.

error: