​Rama nderohet me çmimin e solidaritetit nga “Vital Voices Global Partnership”

​Rama nderohet me çmimin e solidaritetit nga “Vital Voices Global Partnership”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership” në SHBA, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale.

Çmimi iu dorëzua kryeministrit Rama, nga ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA, Hillary Clinton,  njëkohësisht dhe një nga themelueset e organizatës, çmim, i cili dedikohet “për njerëz të shquar që kanë treguar guxim dhe dhembshuri në mbrojtjen e grave dhe vajzave në mbarë botën”.

Rama u nderua më ketë çmim gjatë një mbrëmje të veçantë, të organizuar me këtë rast, gjatë të cilës u shfaq një dokumentar dhe një mesazh mirënjohës nga gratë afgane që ndodhen aktualisht në Shqipëri, drejtuar kryeministrit Rama.

Në fjalën e saj Hillary Clinton deklaroi se do të donte të kishte më shumë udhëhqës sikurse është Rama.


“Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kështu, së bashku me Vital Voices, Institutin e Xhorxhtaunit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Gratë për Gratë dhe Nina’s List dhe shumë të tjerë, Kryeministri Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani e, kryesisht, grave në nevojë dhe, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1 000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje[…]në emër të Vital Voices, kam nderin e madh t’ja jap Çmimin e ““Vital Voices Global”, Kryeministrit Edi Rama”, tha Clinton.

Pas fjalës së Cliton, Rama tha se ishte ndjenjë e mirë të dëgjohen fjalë të tilla nga një grua sic është ajo, ku theksoi se nuk është kurrfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se të jesh kryeministër i Shqipërisë në NATO është punë e lehtë, sepse sic tha ai “nuk të takon ty t’i marrësh vendimet”.

“Sigurisht të vjen mirë të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin[…]14’42Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: ‘Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: ‘Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!’E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj ai, se ishte një ‘ai’, meqë ra fjala më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: ‘Në rregull, le ta bëjmë’. ‘Si?”, thotë. Ta bëjmë, t’i marrim këto gra’. Më thotë: ‘A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?’’Jo i them, le ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon’. E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: ‘Më fal kush je?’. Megjithatë nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe sigurisht ishte nder shumë i madh sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, tha Rama.

Lexo edhe

Video