​Rama i del në krah Kurtit për marrëveshjen për targat

​Rama i del në krah Kurtit për marrëveshjen për targat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbrojtur kreun e ekzekutivit, Albin Kurti pas marrëveshjes për targat të arritur mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel.

Rama ka shkruar në Twitter se marrëveshja për targa mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme. Derisa ka shtuar se nuk është aspak dakord me sulmet ndaj Kurtit.


“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe

Video