​Rama: “Ballkani i hapur”, mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit

​Rama: “Ballkani i hapur”, mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në interpelancën e thirrur për të sqaruar nismën e “Ballkanit të Hapur” tha se kjo iniciativë është “një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit”.


Rama shtoi se Ballkani i Hapur është një nismë që bëhet për të mirë të ekonomisë, pasi heqja e kufijve lehtëson lëvizjen e mallrave dhe shton eksportet.

“Për sa i takon mekanizmit për Ballkanin e Hapur, ne jemi të hapur që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit. Ne kemi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi, për një ndalim në kufijtë tanë. Edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati për marrëveshjen. Fakti është që jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur, në këtë hapësirë gjeografike që jetojmë, jemi në kushtet që duhet të bëjmë çmos të shtojmë prodhimin dhe eksportet. Por tregu është i fragmentarizuar dhe nuk ndihmon në rritjen e eksporteve”, tha ndër të tjera Rama.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Rama: “Ballkani i hapur”, mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit Berisha: Ballkani i hapur s’do të kalojë në Shqipëri Rama: Ballkani i Hapur, sepse nuk mund të presim më BE-në ​Meta kundërshton Ramën, paraqet rezervat për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur” Nisma Ballkani i Hapur, Rama do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor Osmani e quan të rrezikshme iniciativën “Ballkani i Hapur”, paralajmëron aplikimet në organizata ndërkombëtare Merkel: Nisma Ballkani i hapur, të jetë e hapur për të tjerët […]

Komentet janë të mbyllura.

error: