​Qytetarët mbështesin veprimet e qeverisë në veri

​Qytetarët mbështesin veprimet e qeverisë në veri

Qytetarët e Mitrovicës po i mbështesin veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri. Ata thonë se prezenca e shtuar e policisë në atë pjesë, pastaj arrestimet dhe veprimet tjera në veriun e vendit, janë në kuadër të Kushtetutës dhe mandatit ligjor, si dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Sipas tyre, qeveria edhe në planin ndërkombëtarë është duke vepruar drejt, sepse veprimet e saj janë në interes të përgjithshëm.

Banori i Mitrovicës, Nazmi Fejza thotë për KosovaPress se Kosovës më në fund po i vie era shtet.

Ai shprehet se është ithtar i flakët i zbatimit të ligjit dhe sipas tij, kushdo që nuk dëshiron ta respektojë ligjin, duhet të përgjigjet.

Asnjëri që mban pozita politike, shtoi ai, nuk duhet të jetë servil ndaj askujt, qofshin ata edhe ndërkombëtarët, sepse siç tha ai, duhet të mbrohen interesat e shtetit në radhë të parë.

Mitrovicasi tjetër, Esat Azemi i quajti të drejta veprimet e qeverisë në veri të Kosovës, duke thënë se i mbështet plotësisht ato.

Sipas tij, duke i dëgjuar ndërkombëtarët, krerët e UÇK-së sot ndodhen në Hagë, ndërsa shteti i Kosovës ka humbur mijëra hektarë tokë.

Ndërkaq, Nuredin Dinarama, duke folur për situatën e përgjithshme të sigurisë në veri, potencon se ajo nuk ka qenë asnjëherë më e mirë sesa tani.


Ai apelon te të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe ta mbështesin kryeministrin Kurti, edhe nëse Kosova sanksionohet.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Emir Azemi shprehet për KosovaPress se Policia e Kosovës në veri është duke ushtruar mandatin e saj ligjor në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Ai kujton se në të kaluarën qytetarët e asaj pjese kanë qenë të rrezikuar për vite të tëra nga grupe të caktuara ekstremistësh, andaj thotë, prezenca e policisë atje është e domosdoshme.

Sipas tij, Kosova nuk duhet në asnjë mënyrë të konfrontohet me faktorin ndërkombëtarë, por duhet që ata t’i bindë me argumente se veprimet e qeverisë në atë pjesë janë në interes të stabilitetit të përgjithshëm.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

Ndërkaq, më (29 qershor), Kurti ka paraqitur propozimin e ri për shtensionimin e situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkretë që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për t’i kontribuar rikthimit të stabilitetit në veri. Mirëpo, ka thënë se presin edhe nga Serbia që të zotohet për tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe të bashkëpunojë për paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës nga ana e Kosovës./A.Damati/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.