​QUINT-i ngre shqetësimin për rrezik, bën thirrje për vetëpërmbajtje në veri

​QUINT-i ngre shqetësimin për rrezik, bën thirrje për vetëpërmbajtje në veri

Shtetet e QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimet për rrezik të përshkallëzimit të situatës në Kosovë me nisjen e protestave të paralajmëruar në veri të vendit.

Nëpërmjet një deklaratë të përbashkët shtetet e QUINT-it dhe BE-ja i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë apo verim që mund të rrisë tensionet në vend.

“Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian marrin parasysh demonstratat e planifikuara sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës. Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor si dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Ndër vlerat tona të përbashkëta demokratike janë e drejta për tubime paqësore dhe për të dëgjuar zërin tonë, të drejta të cilat zbatimi i ligjit është përgjegjës për t’i mbrojtur”, thuhet në deklaratë të përbashkët.


Tutje në deklaratë thuhet se forcat e rendit kanë detyrim që të ruajnë rendin publik por që duhet ta bëjnë pa e cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit.

“Forcat e rendit kanë detyrimin për të ruajtur rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit. Quint-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjet e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të rrisë tensionet”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë që sot pritet të mbahet një protestë në veri Mitrovicës, kjo pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Suspendimi i saj erdhi pasi që mori pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.