​QUINT-i kërkon që kryetarët e zgjedhur në veri të mos shkojnë në ndërtesat e Komunës

​QUINT-i kërkon që kryetarët e zgjedhur në veri të mos shkojnë në ndërtesat e Komunës

Ambasadorët e QUINT-it janë takuar më kryeministrin Albin Kurti pasditen e së hënës në objektin e Qeverisë së Kosovës, me ftesë të shefit të ekzekutivit. Pas këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, deklaroi se është diskutuar për ndërmarrjen e masave për të ulur tensionet në veri të vendit.

Hovenier deklaroi se janë të shqetësuar për zhvillimet e vazhdueshme në komunat veriore dhe se i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndërmarrë disa hapa që të arrihet siguria në veri.

Ambasadori i SHBA-së tha se zgjidhja është që kryetarët e zgjedhur më 23 prill të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative dhe të mos shkojnë në objekte komunale, por nuk pranoi të thotë nëse Kurti e ka pranuar një zgjidhje të tillë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovernier si dhe ai britanik, Nicholas Abbott, kanë dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, trupave të NATO-së si dhe ndaj gazetarëve që ndodhën pasditen e së hënës në komunat veriore.

Hovenier, duke bërë thirrje për ndalim të veprimeve që nxisin tensionet, ka thënë se KFOR-i është aty për të ruajtur paqen.


“SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve kundër KFOR-it, trupave që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi Hovenier.

Ndërsa Abbott u shpreh se sulmet ndaj KFOR-it janë kriminale.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, shkroi Abbott.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Edhe presidentja Vjosa Osmani kërkoi që autorët e sulmeve ndaj gazetarëve, oficerëve policore dhe trupave të NATO-s në komunat veriore duhet të përballen me drejtësinë.

Gjithashtu, kryetarja e shtetit kërkoi që sulmet e tilla të dënohen nga të gjithë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani në rrjete sociale.

Lexo edhe

Video

5 Comments

Komentet janë të mbyllura.