​Qeveria miraton ndryshimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar Programin Legjislativ për vitin 2021. Kudër të kësaj, në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi një varg projektligjesh që ndërlidhen në fushën e shëndetësisë.

Duke filluar nga ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor dhe Shëndetësinë publike, për të cilat ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë të nevojshme.


Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për Shëndetin Riprodhues, pastaj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.

Derisa edhe miratoi edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit.

Lexo edhe

Video