​Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për transferimin e personave të dënuar

​Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për transferimin e personave të dënuar

Me propozim të Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërinststirucional për avancimin e rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior NATO.

Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar.


Ekzekutivi sot ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Likuiditet të Urgjencës së Infrastrukturës  Vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami për këtë çështje ka kërkuar që sa më parë të procedohet në Kuvend për ratifikimin e kësaj kredie që parashihet një shumë prej 30 milionë euro me një kosto të volitshme për Kosovën.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

Lexo edhe

Video

error: