​Qeveria me politikë që parandalon ngacmimin seksual në Administratë Publike

​Qeveria me politikë që parandalon ngacmimin seksual në Administratë Publike

Me qëllim të parandalimit të ngacmimin seksual në organet e Administratës Publike, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hartuar politikë qeveritare për mbrojtjen e barazisë gjinore.

Në ditën kur u hap fushata 16 ditë aktivizim për eliminimin e dhunës ndaj gruas, kreu i qeverisë tha se kjo politikë do të ndalojë çdo sjellje ose akt që cenon dinjitetin personal të secilit të punësuar në Administratën Publike.

“Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimin dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt dhe paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në të gjitha institucionet pa përjashtim, ne sot së bashku  miratojmë politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike në Kosovë. Me këtë politikë mbrojmë barazinë në mes gjinive që është vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë sonë, përmes ndalimit të çdo akti, ose sjellje që cenon dinjitetin personal në secilit të punësuar në organet e administratës publike”, tha ai.

E lumtur me këtë politikë qeveritare, u shpreh drejtoresha e Qendrës Kosovare për Barazi Gjinore, Luljeta Demolli, e cila tha se kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e barazisë gjinore.


“Politika kundër ngacmimit seksual në vendin e punës në administratë publike në Kosovë, kontribuon fundametalisht në mbrojtje të barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe shtetin të Kosovës. Ky synon të ndalojë çdo formë të veprimit që qon në cenim të dinjitetit personal të secilit, secilës të punësuar në administratën publike në Kosovë. Kjo politikë paraqitet domosdoshmëri e implemtiminit të direktivave të BE-së”, tha ajo.

E për zbatimin konkret të kësaj deklarate u zotua, kryeministri Avdullah Hoti.

Duhet të promovojmë dhe shpërndajmë këtë politikë dhe të ndërmarrim hapat konkrete në zbatimin e saj. Sigurisht Zyra e Kryeministrit obligohet t’i marrë gjitha masat e nevojshme në funksion të zbatimit të këtij dokumenti dhe kësaj politike duke zhvilluar një fushatë nacionale për vetëdijesimin e të gjitha institucioneve si në nivel qendror, ashtu dhe lokal”, tha ai.

Krahas këtyre, kryeministri Hoti gjatë ditës ka pasur një takim me gratë ku iu premtoi mbështetje financiare prej 2 milionë eurosh.  

Ndërsa, në mbrëmjen e sotme, ai pritet të merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, si pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Lexo edhe

Video

error: