Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Qeveria Kurti në fundjavë finalizon programin, kritikohet për vonesat

​Qeveria Kurti në fundjavë finalizon programin, kritikohet për vonesat

Qeveria Kurti do të finalizojë programin qeverisës gjatë kësaj fundjave. Ani pse kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë ditë nga marrja e detyrës, ekzekutivi tek në fund të javës do ta publikojë programin dhe planin e veprimit. Për dallim prej të kaluarës, këtë radhë mbledhja gjithë ditore e kryeministrit Kurti me vartësit e tij do të mbahet në ndërtesën e qeverisë. Kjo vonesë po shihet si shqetësuese nga shoqëria civile, megjithëse thonë se edhe më herët ka pasur vonesa në hartimin e plan programit qeverisës. Ndërkohë nga opozita thonë se Kurtin e ka zënë të papërgatitur fitorja e 14 shkurtit.

Lidhur me hartimin e programit qeverisës, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress se i njëjti do të finalizohet në fundjavë gjatë një mbledhje gjithë ditore të kabinetit qeveritar në ndërtesën e Qeverisë.

“Në fundjavë pritet të organizohet një mbledhje gjithë ditore me kabinetin qeveritar në ndërtesën e Qeverisë, gjatë të cilës do te finalizohet Programi i Qeverise dhe Plani i Veprimit”, thotë ai përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Këtë vonesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e vlerëson si të habitshme dhe konsideron se ekziston mundësia që Kurti të ikë prej përgjegjësve që i ka.

“Ne e kemi  hetuar që i ka nxënë pa përgatitë realisht kjo fitore dhe përgjegjësit që i kanë marrë. Por nuk është qëllimi jonë me iu shkaktua pengesa, qëllimi është me ndihmua. Po e shohim që nuk kanë paraqit program qeverisës në parlament që është diçka e habitshme. Por nuk është qëllimi sot aty. Qëllimi është t’iu ndihmojmë, nuk dëshirojmë t’i japim arsye zotëri Kurtit me dhënë ndonjë shkas për t’na quar zgjedhje prapë. Herën e parë ai e ka vetë shkarkua qeverinë e vet, dëshirojmë me i dhënë një siguruar nuk ke nevojë me ikë prej përgjegjësive, ke fitua ke mundësitë me kryer punë, ne do të ndihmojmë. Por eksitojnë një mundësi reale ikja nga përgjegjësia e Kurtit edhe pse ka shumicën. Nëse janë aq të papërgatitur ekziston mundësia me ikë prej përgjegjësisë”, thotë Haradinaj.


Ndërkohë, Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë për KosovaPress se deri më tani qeveria do të duhej të kishte minimalisht në vija të trasha programin e qartë të punës.

“Qeveria tashmë ka hyrë në javën e tretë të punës dhe minimalisht deri tani do të duhej të kishte të paktën në vija të trasha një program të qartë të punës. Por që nuk ka ndodhur dhe jemi në pritje për aprovimin e tij. Normalisht qeveria këtë do të duhej ta bënte qysh në momentin që kanë dal rezultatet e para për një program konkret të punës. Megjithatë ende nuk është vonuar, pasi kemi edhe rastet në të kaluarën kur kanë ndodhur akoma më gjatë pa pasur plane konkrete të punës së qeverisë”, thotë ai.

Krahas kësaj, ai liston edhe disa nga prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria Kurti.

“Prioritet i parë është luftimi i pandemisë, vaksinimi i qytetarëve. Në planin e brendshëm forcimi i rendit dhe ligjit dhe rimëkëmbja ekonomike. Kurse në rrafshin e jashtëm qeveria duhet të ketë prioritet përmbylljen e procesit të dialogut dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thotë ai.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë detyrën më 23 mars të këtij viti, ndërsa një ditë më herët ka marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: