​Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara, uron Kurtin

​Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara, uron Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara.


Me këtë rast, kjo Qendër e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke theksuar se Komiteti Shqiptar që jeton në Turqi, përgjithmonë do të mbajë lidhje me Shtetin e Republikës së Kosovës duke luajtur rol kryesor e kyç në urën lidhëse mes dy shteteve.

Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” shpreson se gjatë kësaj qeverisjeje bashkërisht do të organizojnë aktivitetet e shumta kulturore.

Lexo edhe

Video