​Punëtori që merrej me sinjalistikën goditet nga vetura, humb jetën 45-vjeçari

​Punëtori që merrej me sinjalistikën goditet nga vetura, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin nacional Berat-Fier.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Velmish, ku një makinë përplasi punëtorin që merrej me sinjalistikën e rrugës, duke e lënë të vdekur në vend.


Viktima është shtetasi M.Lama 45 vjeç, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua disa minuta më vonë pasi u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe

Video