​Punëtori merr 11 mijë euro nga një kompani dhe nuk kthehet më në punë

​Punëtori merr 11 mijë euro nga një kompani dhe nuk kthehet më në punë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se një person, punëtor i një firme në Lipjan gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11 mijë eurosh dhe nuk është kthyer më në punë.

Rasti në polici është hapur si “Keqpërdorim i besimit”.


“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe

Video