Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë amandamentimin e Ligjit për buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit në vlerën 120 euro.
Anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, në konferencë për medie të mërkurën, kritikoi qeverinë për caktimin e koeficientit të pagave në vlerë 105 euro.
Ai tha përmes kësaj shumë kategorive të sektorit publik iu zvogëlohen pagat.