​PSG bëhet skuadra me shpenzimet më të larta në planet për pagat e lojtarëve

​PSG bëhet skuadra me shpenzimet më të larta në planet për pagat e lojtarëve

Kalimi i Lionel Messit në PSG dukej diçka e pareealizueshme deri para pak ditësh por tani ajo është diçka që po shkon drejt konkretizimit dhe madje edhe mund të mbyllet në orët ose ditët në vijim.

Por, tani diskutimi kryesor po bëhet rreth pagës së Messit te skuadra e re dhe mbi të gjitha për shpenzimet stratosferike që gjiganti francez do t’i bëjë për mbulimin e pagave të lojtarëve.

Raportohet se 34-vjeçari argjentinas do të fitojë 25 milionë funte në vit pasi nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare në “Parkun e Princave”, përcjellë KosovaPress.

Me ardhjen e Messit si dhe me numrin e madh të yjeve që tashmë janë në skuadër të cilët po ashtu kanë paga shumë të larta, PSG tani ka një faturë astronomikisht të lartë të pagave, e cila do t’i kalojë shpenzimet e të gjitha ekipeve duke përfshirë edhe ato jashtë futbollit.

“Sportmail” ka renditur top-10 ekipet që kanë shpenzime marramendëse për t’i mbuluar pagat e lojtarëve të tyre.

10: CLEVELAND BROËNS – 157 milionë funte

Broëns Cleveland janë një ekip profesionist amerikan i futbollit që paguan për lojtarët e 157 milionë funte në vit

9: DALLAS COËBOYS – 158 milion funte

Dallas janë poashtu një tjetër ekip i futbollit amerikan që ka shpenzime marramendëse për mbulimin e pagave të yjeve të skuadrës.

8: CHELSEA – 163 milionë funte


N’Golo Kante është lojtari më i paguar në radhët e Chelseat i cili përfiton 15 milionë funte në vit ose 290.000 në javë

7: BAYERN MUNICH – 166 milionë funte

Robert Lewandowski është lojtari më i paguar nga radhët e Bayernit me 18.3 milionë funte në vit, ndërsa kjo skuadër i ka 7 lojtarë që marrin mbi 10 milionë euro në vit duke përfshirë Sane, Muller, Costa dhe Hernandez.

6: JUVENTUSI – 184 milionë funte

Crisitiano Ronaldo paguhet 52 milionë euro në vit duke qenë kështu larg lojtari më i paguar krahasuar me të tjerët.

5: LOS ANGELES DODGERS – 193 milionë funte

4: BARCELONA – 195 milionë funte

3: MANCHESTER UNITED – £201m

2: REAL MADRID – 212 milionë funte

1:PSG – 256 milioën funte

Klubi i Ligue 1, i mbështetur nga investimet e Katarit tani kanë faturën më të lartë të pagave nga çdo ekip sportiv në planet me rreth 256 milionë funte në vit.

Lexo edhe

Video