​PSD pretendon që rënia e bllokuat A3 dhe A5 ishte e qëllimshme

Janë ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut. Këto dyshime i ka ngritur Partia Socialdemokrate (PSD), të bazuara në informacionet siç thonë ata brenda KEK-ut.

Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie kërkon hetim urgjent të kësaj dukurie për çka thotë se synimi ishte që të prishte reputacionin i KEK-ut si kompani publike.


“Në bazë të burimeve tona në bazë të Korporatës Energjetike KEK janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara të cilat e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë, e para tashmë ka ndodhur, sipas burimeve tona, 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A, kishte një mungesë të shtuar të energjisë së shtuar elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë menjëherë një hetim të organeve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda të njëjtit sekond duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS[…]Ne dyshojmë se nëse vërtetohet që ka qenë një veprim i tillë dhe në bazë të asaj që kemi informatë është lehtë e vërtetueshme kjo i bie që ka pasur synim KEDS në bashkëpunime dhe me qeverinë dhe menaxhmentin e ri të KEK të dëmtojë reputacionin e kompanisë publike KEK dhe të thotë që mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve në KEK. Pra ne kërkojmë hetim urgjent, dhe të menjëhershëm nga organet kompetente. Ne kërkojmë raport nga menaxhmenti i KEDS dhe KEK për këtë dhe kërkojmë angazhimin e ekspertëve për të hetuar një dukuri të tillë”, tha Molliqaj.

Tjetër dyshim që ngriti Molliqaj është edhe dhënia e pushimit të detyruar për 10 inxhinierët kryesor të prodhimit.

“Zhvillim tjetër negativ në Kosovë është për herë të par, menaxhmenti i ri ka vendosur pushim të detyruar të 10 inxhinierëve kryesor të prodhimit pas kësaj ngjarje, nëse menaxhmenti është duke bërë hetime në duhet të njoftohemi si qytetarë, por nëse ky pushim i detyruar që nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë institucion është për të eliminuar, kontrolluar apo sabotuar ndërmarrjen publike kërkojmë llogaria dhe shpjegime të menjëhershme”, nënvizoi Molliqaj.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.