​PSD: KEDS është duke shitur energjinë elektrike në vendet e tjera

Partia Socialdemokrate (PSD) ka ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut. Për këto dyshime, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se i bazon në informacionet brenda KEK-ut

Molliqaj në konferencë për medie tha edhe se KEDS  është duke e shtirur energjinë në vendet e tjera.  

“Në Kosovë gjatë natës ku sipas të gjitha gjasave ka më shumë prodhim sesa konsum, KEDS është duke shitur energji në vendet e tjera,. Kërkojmë menjëherë të deklarohen se cila sa sasi është shitur, me çfarë çmimi dhe në cilat or ë e në cilat vende. Sipas atyre që kemi informata përgjatë mesnatës, në bllokun A2 diku 85 deri 95 megavat janë duke u prodhuar më shumë se sa ka nevojë në Kosovë, kurse 130 deri 140 në bllokun B. Afërsisht diku 200 MgH mudn të jenë tepricë e prodhimit gjatë kësaj kohe dhe në të njëjtën kohë mund të jetë duke u shitur e që përfitimet e kësaj i merr KEDS”, tha Molliqaj.

PSD ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të hetojnë këto pretendime të cilat lehtë mund të vërtetohen.


“Në bazë të  burimeve tona brenda Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara të cilat e rëndojnë edhe më tutje sistemimin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur, sipas burimeve tona ku 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A3 dhe A5 kishte një mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe kërkojmë menjëherë ri hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda njëjtit sekondë duket se ka qenë e qëllimshëm dhe e shkaktuar nga KEDS-i. Pra në mungesë të shkarkimit të rrymës dhe kthimit të rrymës nga KEDS drejt termoelektranës A3 dhe A5 ka ndodhur dëmtimi i qëllimshmen i kësaj. Në dyshojmë që nëse vërtetohet se ka qenë një veprim i tillë në bazë të asaj që ne kemi informata është lehtë e vërtetueshme nëse do të ketë hetime, kjo bie që ka pas synim KEK-u në bashkëpunim edhe me Qeverinë dhe me menaxhmentin e ri të KEK-ut të dëmtoj reputacionin e kompanisë publike dhe mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve me KEK”, ka thënë Molliqaj

Më tutje ai ngrit dyshimin tjetër për menaxhmentin e KEK-ut i cili sipas Molliqaj ka vendosur t’i dërgojë  në pushim të detyrueshëm 10 inxhinierët kryesorë të prodhimit.

Kryetari i PSD-së ka folur edhe për negociatat e Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut për shit blerjen e thëngjillit të Kosovës.

“Tashmë kanë nisur negociatat e Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Qeverisë atje për shit blerjen e thëngjillit të Kosovës. Siç e dini Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë një fond 3 milionë ton thëngjill për t’i blerë në fazën e parë me synimin që të jetë 9 milionë ton kërkesa totale dhe ka shpallur tenderin dhe tashmë katër kompani e kanë fituar këtë tender në Maqedoni për të siguruar një ton thëngjill për 60 euro. Në bazë të informatave që i kemi është hera e parë në Qeverinë e Kosovës, ministrisë së zhvillimit ekonomik po merret me një marrëveshje të tillë për të shitur thëngjillin, po ashtu është hera e parë që ministria bën një gjë të tillë pa përfshirë ekspetert dhe kompaninë e KEK-ut,” ka përfunduar Molliqaj.

Ndërkaq lidhur me problemin e energjisë elektrike në vend ditën e hënë do të organizohet një protestë para objektit të KEDS-it.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.