​PSD-ja “karantinon” Qeverinë, kërkon dorëheqjen e dy ministrave

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik e kanë vendosur në “karantinë” Qeverinë në detyrë të Kosovës. Para ekzekutivit anëtarët e kësaj partie kërkuan dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas tyre ata janë personat përgjegjës për rastin tragjik të dy ditëve më parë në Qendrën e Studentëve.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni pasi vendosi shiritat për të “shpallë” karantinimin e Qeverisë, tha se ekzekutivi e ka dëmtuar shumë vendin, andaj udhëheqësinë e kësaj duhet karantinuar.

Përmes këtij aksioni simbolik sot e kemi futur qeverinë në karantinë. Është karantina që i ka shkaktuar shumë dëme këtij vendi, andaj janë udhëheqësit e kësaj karantine që sot duhet të karantinuar. Karantina ka shërbyer si mjet për përdjekje politike dhe si mënyrë për të penguar punën e kuvendit”, tha ai.


Krahas kësaj Hyseni theksoi se një hetim i pavarur dhe kredibil nuk mund të bëhet përderisa janë në detyrë dy ministrat.

Jemi këtu për të kërkuar përgjegjësi politike mbi rastin tragjik që ndodhi dy ditë më herët. Një hetim i pavarur dhe kredibil nuk është i mundur për sa kohë janë në detyrë ministrat Sveçla dhe Vitia. Kjo për arsye se përmes veprimeve të tyre konkrete këta e kanë bërë të qartë se midis ligjit dhe shefit. Këta gjithmonë e zgjedhin shefin. Për t’i hap rrugë hetimit është e domosdoshme që dy ministra, ai i brendshëm dhe ai i shëndetësisë të mos i kryejnë këto funksione”, tha ai.

Gjatë ditës edhe PDK-ja kërkoi komision hetimor parlamentar për rastin e vetëvrasjes së një 26 vjeçari në karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve/E.Zeqiri

Lexo edhe

Video