​PSD akuzon Kurtin se përdori Astrit Deharin për vota: Asnjë veprim për të vënë drejtësinë në vend

​PSD akuzon Kurtin se përdori Astrit Deharin për vota: Asnjë veprim për të vënë drejtësinë në vend

Në 5-vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Partia Socialdemokrate ka vendosur në ndërtesën e qeverisë citatet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që kërkonin drejtësi për Astrit Deharin para se të ishin në pushtet.

Frashër Krasniqi nga PSD, tha se janë bërë tetë muaj që Albin Kurti ka tepër pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e rastit të Astrit Dehari.

“Astrit Dehari siç e dimë të gjithë bashkë është emri i cili për katër vite rresht nuk e kanë hequr prej gojës Albin Kurti e LVV. Astrit Dehari është emër të cilin Albin Kurti faktikisht e ka përmendur vetëm pas vdekjes së tij, nuk e ka thënë asnjë fjalë në dy muajt e parë kur ne ishim arrestuar bashkë me Astritin për rastin e padrejtë që ishte zhvilluar ndaj nesh. Astrit Dehari është emri të cilin Albin Kurti vendosi ta përdor vetëm kur ky emër u bë i përdorshëm elektoralisht dhe politikisht. Astrit Dehari është emri të cilin Albin Kurti nuk e përmendi as edhe një herë të vetme prej momentit kur e siguroi pushtetin me 51 përqind. Ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet, e ka tetë muaj që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë shumë pushtet, ndërkohë nuk kanë bërë asnjë veprim për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, asnjë veprim për të vënë drejtësinë në vend. Kur ju është dashur elektoralisht ky rast tri vite Albin Kurtit i dukeshin shumë, tri vite padrejtësi për Astritin iu dukshin tepër shumë, ndërsa Albulena Haxhiu na thoshte që përvjetori i pestë i Astritit nuk duhet të na gjejë duke kërkuar ende drejtësi për Astritin”, tha Krasniqi.


Krasniqi tha se po të ishte LVV në opozitë do të organizonte protesta e do të kërkonte drejtësi, por tha se në pushtet nuk po e bënë asnjë veprim për ta zbardhur këtë rast.

“Mos harroni të kishim qenë sot me një qeveri tjetër sot mbase do të kishte protesta e akuza prej LVV-së pse nuk po bëhet as 5 vjet pas vdekjes së tij nuk po ka drejtësi për Astritin. Po ja ku jemi sot, e kemi një LVV e cila prej pozitës së pushtetit shkon bënë homazhe, po nuk kërkon më drejtësi, kërkon rikujtim, kërkon përkujtim për Astritin. Nuk kërkon drejtësi sepse të kërkosh drejtësi nënkupton të kërkosh drejtësi prej vetës, prej qeverisë, prej Qeverisë Kurti e cila nuk e ka bërë asnjë veprim për ta çuar drejtësinë për Astritin në vend. Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu duhet të mbajnë përgjegjësi për mosveprim në vënien e drejtësisë për rastin e Astritit në vend ose duhet me dalë para opinionit dhe me tregu qysh e kanë mashtruar qytetarin e Kosovës, qysh kanë manipuluar, kanë keqpërdor me vdekjen e shokut tonë”, tha ai.

Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: