​Protestuesit-Zëvendëskryeministrit: Thuaj shefit le të vjen me u taku, se me Vuçiqin takohet

​Protestuesit-Zëvendëskryeministrit: Thuaj shefit le të vjen me u taku, se me Vuçiqin takohet

Përreth dy orë punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë. Në protestë ata dolën pasi që ende nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.

Por derisa ata protestonin nga objekti doli i pari i qeverisë, Avdullah Hoti e kjo nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”.

Protestuesit insistuan se nuk do të shpërndahen derisa të takohen me përfaqësuesit e qeverisë, e ku para tyre doli zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Por ata nuk e deshën atë. Protestuesit kërkuan që të takohen me Hotin duke iu referuar si “shefi” i Tahirit.


Ata e pyeten Tahirin se ku e ka “shefin”, duke shtuar se Hoti do të takohen nëse e kishte thirr presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një deklaratat e protestuesve ishte “Thuaj shefit le të vjen me u taku, se me Vuçiqin është taku”, thotë një nga protestuesit.  

Edhe një tjetër protestues dëgjohet të thotë se “Me thirr Vuçiqi shkon në vend”.

E meqë Punëtorët e Telekomit vazhduan të kërkonin që të takohen me përfaqësues të qeverisë, aty doli edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Kuçi u premtoi protestuesve se janë duke punuar për të zgjidhur këtë çështje.

Lexo edhe

Video

error: