​Protestuesit serbë mblidhen në Zveçan

​Protestuesit serbë mblidhen në Zveçan

Edhe sot qysh në orën 07:00 të mëngjesit protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vendosur tela gjemborë rreth objektit të komunës. Ndërsa, shihet edhe prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.


Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.