​Protestohet në tërë Kosovën, veprimet e Gjykatës Speciale vlerësohen të njëanshme

​Protestohet në tërë Kosovën, veprimet e Gjykatës Speciale vlerësohen të njëanshme

Organizata e Veteranëve të Luftës, së bashku me ish të burgosurit politik të Kosovës, kanë mbajtur të enjten protestë në tërë vendin në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është e papranueshme, e një anshme dhe e ndikuar politikisht.

“Popull heroik i Kosovës që nuk u përkulët para asnjë vështirësie, fitimtarë i të gjitha betejave, pjesëmarrës të këtij tubimi dinitoz, Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së…Jemi mbledhur anë e këndë Kosovës në kushte e rrethana të jashtëzakonshme për të protestuar e kundërshtuar akuzat e padrejta, të njëanshme e të ndikuara politikisht nga një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare, që po i bëhen UÇK-së, tash e 20 vite me radhë të orkestruara nga Serbia dhe aleatët e sajë”, ka thënë Gucati.

Gucati ka theksuar, se propozim-aktakuza është sulm direkt mbi shtetin e Kosovës dhe lirinë e sajë. Derisa ka shtuar se edhe në këtë Gjykatë shteti ynë do të triumfojë.

“Veprimi i prokurorit është i pa matur dhe i pa drejtë, i cili për të ushtruar presion publik, ka lëshuar deklarata para se Gjykata të konfirmoj ose rrëzoj aktakuzën e ngritur. Prandaj kjo Gjykatë si e tillë është e pa pranueshme, e një anshme dhe e dyshimtë. Propozim aktakuza është sulm direkt mbi Kosovën, mbi lirinë e sajë të cilën e solli lufta e drejtë e UÇK-së, e mbështetur edhe nga Aleatët ndërkombëtarë. Gjykata të tilla që janë ngritur një anshëm vetëm kundër UÇK-së, të cilat e mohojnë gjenocidin dhe krimin e pa fund që Serbia e bëri në Kosovë, janë të pa pranueshme për Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se do të triumfojmë në të gjitha këto gjyqe të pa drejta ashtu siç dolëm fitimtar në Hagë e në të gjitha proceset”, ka thënë ai.


Nga shoqata e ish të burgosurve politik, Meriman Braha, ka deklaruar se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndjek seriozisht me mekanizmin e drejtësisë kriminelet e luftës në Kosovë.

“Jemi mbledhur këtu sot për të ngritur zërin e protestës kundër veprimit selektiv, të një anshëm e tendencioz të Gjykatës Speciale, formalo-juridikisht e quajtur e Kosovës, e në fakt “pjellë” e Serbisë dhe sponsorëve të saj të fuqishëm që tentojnë të barazojnë xhelatin me viktimat….Ky është një shërbim i pa precedent që i bëhet një shteti që do të duhet të ishte i dënuar për gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Kosovë…I drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare me kërkesë që të ndjek seriozisht me mekanizmin e drejtësisë që ka kriminelet e luftës në Kosovë të atyre që ishin dhe që akoma janë me pozita shtetërorë të larta në Serbi”, ka thënë ai.

Kjo protestë u organizua pasi Dhomat e Specializuar dorëzuan aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

 

Lexo edhe

Video

error: