​Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

​Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.


Në një komunikatë për media thuhet se sipas kërkesës, i dyshuari I.O., me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit ka vepruar me në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë.

“Por i njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjve ia jep një kompanie private. Duke vepruar në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video