​Prokuroria ngrit aktakuzë për personin që luftoi krah “Gjabat Al –Nusra”-s në Siri

​Prokuroria ngrit aktakuzë për personin që luftoi krah “Gjabat Al –Nusra”-s në Siri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit N.L.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim, me dashje si dhe me përgatitje paraprake me qëllim iu ka bashkëngjitur organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri.


Ndërkaq, pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj më datë 28.04.2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë.

Gjithashtu, i pandehuri N.L., me bashkëshorten e tij F.L., dhe dy vajzat, si dhe me nusen e djalit E.K., kanë vazhduar rrugën për në qytetin Gazientep ku është pritur nga pjesëtarët e ISIS-it duke kaluar kufirin rrugëve ilegale kanë depërtuar në Siri, fillimisht në qytetin Bablimon e më pastaj në qytetin Gjerablus, ku edhe janë shoqëruar nga i biri i tij B.L., dhe një person tjetër, e që nga i njëjti është pajisur me pushkë automatike dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më datë 17.07.2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime i pandehuri N.L., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim” nga neni 143 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 ë KPRK-së.

Lexo edhe

Video

error: