​Prokurori: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës ishte se i përkisnin një partie tjetër politike

Në seancën e parë gjyqësorë në rastin e Salih Mutafës në Hagë, prokurori Cezary Michalzuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka thënë “viktimat e Salih Mustafës nuk përbënin kërcënim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) por i përkisnin Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Na hapjen e procesit gjyqësor, Michalzuk ka thënë “viktimat e Salih Mustafës ishin të gjithë shqiptarë të Kosovës”. 

“Këto viktima ishin të gjithë vendas, ishin shqiptarë të Kosovës dhe askush prej tyre nuk merrte pjesë në sulmet aktive në kohën kur janë arrestuar, rrahur dhe vrarë. Gjatë marrjes së tyre në pyetje të ndaluarit janë akuzuar se ishin spiunë, kolaboracionistë me serbët ose hajdutë. Realiteti është që në që fakt askush prej këtyre burrave nuk përbënte kërcënim ushtarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, disa po përpiqeshin të nxjerrin jetesën duke shitur mallra në tregjet lokale, të tjerë ishin civil, faji i vetëm i të cilëve ishte se i përkisnin një partie tjetër politike, Lidhjes Demokrate të Kosovës, LDK-së, e cila perceptohej në disa anëtarë të UCK-së si kundërshtare politike”, ka thënë prokurori.

Në deklaratën hyrëse, prokurori ka thënë se Salih Mustafa që nga fillimi deri në përfundimin e konfliktit në Kosovë ishte përgjegjës dhe komandant i njësisë së UCK-së “BIA”.


Sipas prokurorit objekti ku pretendohet të jenë kryer krimet, i quajtur në seancë kompleksi i ndalimit në Zllashë, drejtohej nga anëtarë të UCK-së dhe grupi i udhëhequr nga Salih Mustafa.

“Ish pjesëtarë të brigadës 153 të UCK-së të vendosur në Zllashë do të dëshmojnë se në vitin 1999 ky kompleks ishte ekskluzivisht i përdorur dhe i zënë nga njësia BIA e cila ishte nën komandën e të akuzuarit, vet i akuzuari ka dëshmuar se ai ka qenë shpesh në Zllashë në periudhën e prillit dhe marsit të vitit 1999. ZPS do të parashtrojë prova nga disa dëshmitarë të cilët e vendosin gjithashtu të akuzuarin në kompleksin e ndalimit në Zllashë në kohë të ndryshme kritike për këtë çështje”, ka thënë prokurori.

Kjo është seanca e parë e gjyqit në rastin e Salih Mustafës, i akuzuari i parë i Speciales për krime të pretenduara të luftës.

Në fillim të kësaj seance, Salih Mustafa edhe njëherë është deklaruar u pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] ​Prokurori: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës ishte se i përkisnin një partie tjetër poli… Prokurori i Specializuar: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë ​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen ​Salih Mustafa konfirmon deklaratën e tij: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen ​Prokurori i Specializuar: Gjykata Speciale është frymëzuar nga zëra kosovarë Fillon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë […]

  • […] pikat që më ngarkohen ​E quajti ZPS-në Gestapo, gjykatësja i tërheq vërejtjen Mustafës ​Prokurori: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës ishte se i përkisnin një partie tjetër poli… Prokurori i Specializuar: Viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë ​Salih Mustafa […]

Komentet janë të mbyllura.

error: