​Profesionet më të mira për personat empatikë

​Profesionet më të mira për personat empatikë

Është shumë e rëndësishme për të gjithë që ta gjejnë një karrierë të përshtatshme, por kjo është e domosdoshme sidomos për personat empatikë, që janë të ndjeshëm ndaj personave të tjerë më shumë sesa njerëzit mesatarë. Në rolin e duhur kjo ndjeshmëri mund t’ju ndihmojë që të ndërtoni karrierë të shkëlqyeshme, por ka edhe profesione në të cilat një person me veti të tilla, të provojë përgjegjësi të madhe për paraqitjen dhe lumturinë tuaj.

Në qoftëse e konsideroni veten që jeni në këtë grup, a e keni pyetur veten se në cilin mjedis pune mund të lulëzoni? Cilat janë pikat e forta që do t’i keni nëpër pozita të ndryshme dhe në cilat duhet të keni kujdes? Akademi Pune do të përgjigjet në të gjitha pyetjet që keni.

Çfarë është empatia dhe cilat tipare e karakterizojnë atë?

Një empatik është dikush i cili ka nivel më të lartë të ndjeshmërisë sesa një person mesatar. Ai është i ndjeshëm dhe në një ritëm me energjinë, emocionet dhe mendimet e njerëzve edhe nëse nuk i njeh ata.

Ekzistojnë disa karakteristika kryesore dhe tiparet e personalitetit që shkojnë paralelisht me të qenurit empatikë. Këta priren të jenë më shumë:

Intuitivë: Empatikët janë të shkëlqyer në leximin e mendimeve, energjisë, motivimeve dhe dëshirave të njerëzve përtej fjalëve të tyre.

Kujdesi: Emaptikët kujdesen shumë për njerëzit. Ata kanë një ndjenjë të lindur të mirësisë dhe dhembshurisë.

Dhënia: Emaptikët janë gjithashtu “dhurues natyral”. Ata preferojnë më shumë të japin sesa të marrin. Gjejnë kënaqësi ekstreme duke ndihmuar të tjerët t’i zgjidhin problemet.

Ndjeshmëria: Empatikët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të të tjerëve, por edhe të tyre.

Çfarë duhet të marrë në konsideratë një empatik/e kur e zgjedhë punën?

Empatikët priren të shkëlqejnë në industritë që ofrojnë një shërbim për të tjerët, si mikpritja, mjekësia, mësimdhënia dhe puna sociale. Punët në këto industri kërkojnë një sens të shtuar të intuitës, ndjeshmërisë dhe lidhjes në mënyrë që t’u shërbejnë në mënyrë efikase të tjerëve.

Nga ana tjetër janë pikërisht këto profesione që kërkojnë kujdes të madh e që nganjehrë perosnave me ndjeshmëri mund t’ju shkaktojnë ngarkesa të mëdha emocionale. Për shembull fusha e mjekësisë përballet me raste shumë të rënda, ose ajo e punës sociale. Prandaj empatikët duhet ta vlerësojnë veten se cfarë rastesh mund të durojnë dhe deri ku shkon ndjeshmëria e tyre.

A e vlerëson lidhjen mjedisi i punës? Empatikët duhet të kërkojnë mjedise pune që i lejojnë ata të krijojnë lidhje autentike me të tjerët, e cila është vendi ku ata shkëlqejnë dhe ndihen më rehat. Kur merrni parasysh një pozitë, empatikët duhet ta shikojnë kulturën e kompanisë dhe të sigurohen se ata do të kenë mundësinë të lidhen me të tjerët rregullisht

A janë vlerat e organizatës të përafërta me të tyret? Empatikët kujdesen jo vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për vlerat e tyre. Kur vlerësojnë një mundësi, empatët duhet të bëjnë kujdes të veçantë për t’u siguruar që kompania dhe pozita janë në përputhje me vlerat e tyre personale.


Por cilat janë punët specifike që mund t’i bëjnë empatikët?

Infermierë

Punëtorë social

Trajneri i karrierës

Menaxher i Burimeve Njerëzore

Menaxher i Marketingut

Shkrues

Mësues

Hulumtues i kompanisë për njohje të tregut

3 punë të cilat nuk janë shumë të përshtatshme për empatikët

Ka edhe role që mund të jenë nganjëherë në kundërshtim me personalitetin tuaj dhe nëse doni të jeni të lumtur në punë, do të doni të shmangni këto lloj të mundësive.

Udhëheqja ekzekutive: Ekzekutivët shpesh duhet të marrin vendime të vështira që ndikojnë te punonjësit, ndonjëherë duke i vendosur fitimet dhe nevojat e biznesit mbi njerëzit, të cilat mund të jenë sfiduese për personat e ndjeshëm.

Shitjet: Kur një empati punon në këtë lloj mjedisi, jo vetëm që ata mund të ndiejnë stres për t’i “prekur” objektivat e tyre, por ata gjithashtu mund ta marrin edhe stresin e kolegëve të tyre, gjë që mund të ndikojë në përformancën e tyre.

Politika: Politika mund të jetë intensive, me stres të lartë dhe, në shumë mënyra dhe me qëndrim të prerë./Akademi Pune

Lexo edhe

Video