​Produktet “Woody” rikthehen në treg për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur lejimin e rikthimit në treg për shitje dhe konsum të produktit sallam dhe virshlle të brendit “Woody”, të cilat kanë afatin e skadimit pas datës 30 tetor 2022.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi ka bërë të ditur për KosovaPress se nga nesër produktet Woody do të jenë serish në dispozicion të qytetarëve për t’i blerë ato, pasi këto produkte nuk janë të përfshira në rastin e infektimit me bakterin listeria monocitogenes.


“Ne kemi dhënë urdhër fillimisht për ndalesë në qarkullim në treg të gjitha produktet e brendit Woody, deri në gjurmimin e plotë e këtij produkti sipas loteve dhe datës së skadencës. Ne kemi pranuar lajmërimin apo njoftimin zyrtar nga sistemi RASF dhe në këtë lajmërim nuk është i përfshirë sallam Woody dhe disa lote të tjera të virshlleve që kanë datë skadencës pas 30 tetori 2022. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në këtë njoftim zyrtar nga sistemi RASF informata te marra nga autoritete vendit të origjinës dhe vendimet që janë marrë nga autoritetet e tjera shtetërore ku shiten ky produkt ka vendosur që të lejojë shitjen në qarkullim për konsum të produktit sallam Woody dhe virshlleve qe kanë datë skadencë pas 30 tetorit dhe të cilat edhe sipas njoftimeve nuk janë të përfshira në lotet të cilat kanë qenë të infektuara me salmonellë. Konsumatorët do t’i gjejnë në treg prej nesër produktet e Woody-t, të cilat janë të sigurta për konsum”, tha ai.

Ai ndërkaq nuk ka dhënë shifra të produkteve të larguara nga tregu për shkak të pranisë së bakterit.

Lexo edhe

Video