​Procesi nis me kohë edhe në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë

Në orën 7:00 është hapur qendra kryesore e votimit në Podujevë numër 1824 në shkollën “Isa Boletini”.

Kryesuesi i kësaj qendre të votimit, Fatmir Berisha, ka thënë për KosovaPress se qendra është hapur me kohë, pra në orën 7:00 dhe se materialet dhe të gjitha procedurat e tjera janë kryer në kohën dhe mënyrën e duhur.


“Deri tani ka shkuar gjithçka në rregull, materiali ka ardhur kohë. Qendrën e votimit e kam hapur në ora 7:00 ashtu si është e paraparë me ligj dhe shpresoj se do të shkojë gjithçka në rregull”, ka thënë Berisha.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë qendër të votimit të drejtën e tyre për të votuar do ta shfrytëzojnë 853 votues.

Lexo edhe

Video

error: