​Procedohet projektligji për ngritjen e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

​Procedohet projektligji për ngritjen e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se kanë proceduar për në Qeveri projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu tha se i njëjti është hartuar nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë më të mirë të fushës.


Byroja synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht. Njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare.

“Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aprovimi e implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi. Falënderoj të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin që kanë dhënë në hartimin e këtij projektligji”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.