​Prizren, arrestohen dy persona pasi shtien me armë zjarri në ahengun familjar

​Prizren, arrestohen dy persona pasi shtien me armë zjarri në ahengun familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë në aheng familjar.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për të njëjtin aheng, por në kohë të ndryshme.

“Me datë  10.08.2022,  rreth orës  10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore  kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim. Arma është sekuestruar  dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Ndërsa rasti tjetër kishte ndodhur më vonë, rreth orës 15:30, porse i dyshimti është ndaluar për 48 orë.

“Në të njëjtin gazmend familjar rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar  dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet po aty.  

Kundër të dyshuarve është  filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Lexo edhe

Video