​Pritjet nga vizita e shefit të OKB-së në Ukrainë

​Pritjet nga vizita e shefit të OKB-së në Ukrainë

Vizita e shefit të OKB-së, Antonio Guterres në Ukrainë, ka dhënë shpresë se t’i japë fund bllokimit të Mariupolit, raporton BBC.

Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë. Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira”, shkruan BBC.

Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë.


Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”.

Ai tha gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, në parim kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve.

Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës, Joe Biden, sot do të mbajë fjalim për luftën në Ukrainë.

Lexo edhe

Video