​Prishtina ndërpret kontratën me futbollistin nga Shqipëria

​Prishtina ndërpret kontratën me futbollistin nga Shqipëria

FC Prishtina dhe futbollisti Sabjen Lilaj edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Prishtinës në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase.


Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola gjatë aventurës së tij në klubin bardhekaltër, transmeton KosovaPress.

Skuadra kryeqytetase e ka falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë duke i dëshiruar shumë suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Lexo edhe

Video