​Prezantohet projekti për Portin e Thatë në Prishtinë

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që u mbajt të hënën në Prishtinë është prezantuar projekti i ndërtimit të projektit tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Drejtori në Royal Haskoning DHV, Eric Smit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë projekt, theksoi se nëse ky port do të jetë i realizueshëm, Kosova dhe Shqipëria do të ndryshojnë lojën në Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.

“Ky projekt nëse do të zbatohet do të ndryshojë lojën, jo vetëm për të dy shtetet tuaja, mirëpo për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Po u jap tani një sfond sa i përket asaj që u prezantua në video. Struktura e prezantimit, kemi një sllajd sa i përket efiçiencës apo vizionit të përgjithshëm të këtij projekti dhe gjithashtu pamjes në treg, sepse e kemi hekurudhën, e kemi Portin e Thatë, dhe gjithashtu disa aspekte të zbatimit. Ne si kompani jemi të përfshirë, Autoriteti i Portit të Durrësit si pikë fillestare kemi pasur tri pikat e para eficinete për portin e ri, Porto Romano, dhe kemi specifika për të mbështetur funksionimin e portit, që porti mund të jap Ballkanit Perëndimor. Zgjatja e funksionimit të Porto Romano, dhe të bëhet si katalizator për përmirësimin e nivelit të lidhjes në të gjitha rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, ky është rajoni, është me rëndësi ta përmendim Porto Romano, është tashmë porti kryesor i Kosovës”, theksoi Smit.

Sipas prezantuesit të projektit me 10 sllajde, Smit tha se Porti i Thatë jep shumë mundësi dhe është një infrastrukturë ideale për ta hequr ngarkesën nga portet detare. Kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar.


“Brenda kontekstit të punës së Porto Romano, kemi kërkesën e trafikut të tregut dhe kemi vlerësuar që deri më 2050 mund të ketë potencial, deri në 100 mijë kontejnerë që të trajtohen në Portin e Thatë… Kurse sa i përket Portit të Thatë, çfarë është një Porti i Thatë? Pra, është një qendër e anijeve ose zinxhirë i tregut dhe gjithashtu rrjet transportues. Pra, është një pikë ose një lidhje ku dy modalitetet vijojnë së bashku. Dhe është një lidhje jo vetëm për anijet, mirëpo jep shumë mundësi të cilët mund t’i shtoni në një port të thatë. Gjithashtu është me rëndësi edhe zhdoganimi, kështu që Porti i Thatë është një infrastrukturë ideale për ta hequr stresin nga portet detare. Sepse është një mundësi për ta bërë zhdoganimin brenda Portit të Thatë, jo në port detar. Pra, kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar”, theksoi ai.

Smit tregoi edhe për ndikimet ekonomike të këtij porti, i cili tha se nga ky projekt përfitimet janë direkte dhe indirekte e po ashtu edhe në rritjen e GDP-së të shtetit prej 3-6 përqind.

Mirëpo, për të arritur këtë projekt, Smit tha se duhet një studim fizibiliteti përfshirë gjithë procesin, e po ashtu duhet të arrihen edhe marrëveshjet doganore të harmonizuara mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Porti Romano do t’i ketë 400 hektarë sipërfaqe me një kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Ndërkaq, do të ketë 1 milion udhëtarë, me një distancë deri në Prishtinë do të jetë 265 kilometra.

Në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u firmosen 19 marrëveshje.

Lexo edhe

Video