​Prezantohet mekanizmi online për raportim të shkeljeve të të drejtave gjuhësore

Kosova ka legjislacion të mirë për gjuhët, por ngec në implementimin e saj. Kështu u tha në prezantimin e mekanizmave online për raportim të shkeljeve të të drejtave gjuhësore dhe mësimi i gjuhës për të punësuarit në Administratën Publike. Projekti “Thuaj Diçka” është organizuar nga “New Social Initiative” në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë dhe Qendrën për Iniciativa Sociale. Mes tjerash, është theksuar se janë mbi 600 zyrtarë që kanë marrë pjesë në kurset e gjuhës.

Drejtoresha ekzekutive e “New Social Intiative”, Jovana Radosavljeviq tha se tash e më shumë se një vit janë duke punuar për këtë projekt për përdorimin e gjuhëve.

“Në kuadër të këtij projekti kemi gjithashtu një kampanjë aktive në rrjetet sociale ‘Thuaj diçka’, kështu që në disa mënyra kreative ne tentojmë të jemi shumë më afër njerëzve me idenë lidhur me mësimin e shumë gjuhëve dhe shfrytëzimin dhe përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë”, tha ajo.

E, drejtori i programit në “New Social Intiative”, Milosh Milovanoviq ka prezantuar mekanizmat online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore në nivel lokal dhe qendror.

“Ne kemi menduar të bëjmë këto mënyra digjitale në mënyrë që qytetarët dhe institucionet, qytetarët të paraqesin shkeljen e ligjit dhe institucionet të kenë shënimet totale për shkeljen… Qytetarët kanë mundësi të paraqesin shkeljet në fletën zyrtare të institucionit. Në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të bëhen pjesë, ata duhet të paraqesin duke cekur emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, emailin dhe gjithashtu të arsyetojnë ankesën në lidhje me çfarë ka të bëjë”, ka treguar ai.

Për shefen e misionitOrganizatës Ndërkombëtare për Migracion në Kosovë (IOM), Anna Rostocka, çështja e gjuhëve ka ndikimit në të drejtat fondamentale.


“80 për qind e shqiptarëve të Kosovës që kanë pasur çfarëdo kontakti në jetën shoqërore me serbët e Kosovës dhe pse? Për shkak të çështjeve të ndryshme dhe po shohim se Kosova ka arritur një përparim shumë të madh sa i përket zhvillimit social dhe ekonomik. Prapë se prapë shoqëria mbetet e ndarë dhe ndarja shkon sipas vijave të etnitetit dhe gjuhës. Natyrisht ne e dimë që pamjaftueshmëria e gjuhës e profesionistëve të gjuhës, mungesa e trajnimit adekuat dhe nganjëherë dhe pamjaftueshmëria e vetëdijes që mund të jetë është pengesë që pengon në qasjen e gjuhës dhe gëzimin e të drejtave gjuhësore”, ka deklaruar ajo. 

Ajo shtoi se gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por shërben edhe për bashkimin e njerëzve.

“Kemi 640 zyrtarë që kanë marrë pjesë në kurset për mësimin e gjuhës. Natyrisht e kemi edhe dimensionin e ballkanistikës dhe nëse flasim për mungesën e përkthyesve dhe interpretuesve e dimë që për mbi pesë deri në 10 vjet më tepër se 600 profesionistë të gjuhës do të kenë nevojë institucioni publik dhe privat… Kosova ka një legjislacion të mirë sa i përket gjuhëve, por sfida është në implementimin e tij”, ka shtuar ajo.

Komisioneri për gjuhët nga Zyra e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviq ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga vet të punësuarit në Administratën Publike.

“Më nuk mund të presim që vetëm organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të kryejnë punët që duhet të kryhen nga administrata. Përgjegjësia e zbatimit të rekomandimeve varet nga ne, nga administrata. Edhe që duhet të marrim përgjegjësitë për mirëqenien e tërë shoqërisë”, shtoi ai.

Ky projekt është zbatuar nga New Social Intiative në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe Qendrën për Iniciativa Sociale me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Lexo edhe

Video