​Presidenti i FSHF-së del në mbrojtje të Hysajt pas problemeve me tifozët e Lazios

​Presidenti i FSHF-së del në mbrojtje të Hysajt pas problemeve me tifozët e Lazios

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili së fundi kalo nga Napoli te Lazio po kalon nëpër një periudhë jo të këndshme pasi është konfrontuar me tifozët e klubit të ri.

Ai po sulmohet për shkak së postoi në rrjetet sociale një video ku shihet duke e kënduar këngën “Bel Ciao” e cili nuk është pritur mirë nga tifozët e Lazios.

Tifozët madje shkuan aq lar sa shkuan në një restorant ku po qëndronte Hysaj dhe Igli Tare dhe i kërkuan sqarime atij, përcjellë KosovaPress.

Në përkrahje të Hysajt ka dalur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka i cili ka shkruar në “Facebook“ se është në mbësbtetje të Hysaj derisa po kalon nëpër këtë situatë të pakëndshme.


Ja shkrimi i plotë i Dukës:

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

Lexo edhe

Video